Sllobodan Ivanovski u.d. drejtor në Drejtorinë për Polici Financiare, Xhevat Selami në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Sllobodan Ivanovski u.d. drejtor në Drejtorinë për Polici Financiare, Xhevat Selami në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka marrë vendime për caktimin e zgjidhjeve të reja kadrovike në disa institucione.

Siç thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë, me konkluzion të arritur në seancë, Qeveria i propozoi Kuvendit të EVN Elektroekonomizim në Maqedoni, Shoqëria Aksionare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, Shkup, nga detyra e anëtarit të Këshilli Mbikëqyrës si përfaqësues i Qeverisë të thërasë Zlatko Laziqin dhe në vend të tij të zgjedhë Bojan Nikollovskin.

Në pozitën e u.d. drejtor i Drejtorisë për Polici Financiare emërohet Sllobodan Ivanovski. Ivanovski, theksohet, është magjistër i shkencave juridike me provimin e dhënë të jurisprudencës. Ka përvojë pune shumëvjeçare në Drejtorinë për të Ardhura Publike, ndërsa për momentin është kryetar i Komisionit për Kundërvajtje të DAP-it, Drejtoria Rajonale Prilep.

Xhevat Selami, është emëruar u.d. drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Selami, theksohet në kumtesë, është jurist i diplomuar, anëtar i disa grupeve punuese, ishte profesor në SHMQSH “Arseni Jovkov”, ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2020 ishte udhëheqës i Departamentit për Menaxhim me Resurset Njerëzore, ndërsa aktualisht është udhëheqës sektori në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Qeveria e shqyrtoi edhe Propozimin e Komisionit për shqyrtimin e aplikimeve të kandidatëve pas Shpalljes Publike nr.07/2024 për emërimin e një anëtari në Komisionin Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit dhe Shërbime me Menaxhimin e Mbetjeve Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sipas nenit 18 të ligjit për Energjetikë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/2018 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/2019, 236/2022, 134/2024 и 147/2024), dhe përfundoi t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtar të këtij trupi rregullator ta emërojë Elena Markova Velinova, theksohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë.

MARKETING