LSDM pretendon se një paciente ka humbur jetën nga KOVID-19, nuk është pranuar në Klinikën Infektive

LSDM pretendon se një paciente ka humbur jetën nga KOVID-19, nuk është pranuar në Klinikën Infektive

Partia opozitare LSDM informon se ka humbur jetën një paciente e cila nuk është pranuar në Klinikën Infektive, ndërsa më parë është refuzuar edhe nga Klinika për Anestezion, Reanimim dhe Mjekim Intensiv.
“Pacientja e cila këtë mëngjes ka qenë në gjendje të rëndë nuk është pranuar në repartin intensiv në klinikën Infektive ndërsa nuk është pranuar as në Karil pas çka ka humbur jetën. Ky është skandal për të cilin duhet të ketë përgjegjësi! Me urgjencë duhet të dalin drejtorët e Klinikës për Anestezion, Reanimim dhe Mjekim Intensiv dhe Klinikës Infektive dhe të përgjigjen përse nuk është pranuar pacientja. Ku është ministri Taravari tërë ditën që të intervenojë pasi që herët LSDM ka informuar për problemin”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, përcjell SHENJA.
Nga partia thonë se e kanë raportin e tërësishëm për rastin dhe të njëjtin do ta publikojnë nëse Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektorati Shtetëror Sanitar do të tentojnë ta heshtin rastin.

MARKETING