(VIDEO) Portieri i Luton tashmë ka marrë kartonin e kuq më të çmendur në fillim-sezon

(VIDEO) Portieri i Luton tashmë ka marrë kartonin e kuq më të çmendur në fillim-sezon

Portieri i Lutonit, Thomas Kaminski është përgjegjës për një ndërhyrje të hershëm për kartonin e kuq më të çmendur të fillim-sezonit, pasi u përjashtua kundër Portsmouth.

Pasi Luton u mposht 4-1 nga Burnley në kthimin e tyre në Championship javën e kaluar, skuadra e Rob Edwards u përpoq të arrinte fitoren e parë në ndeshjen e tyre të dytë të sezonit kundër Portsmouth.

Por, portieri i tyre nuk u bëri atyre asnjë nder pasi mori një karton të kuq krejtësisht të çuditshëm në pjesën e parë.

Vetëm 29 minuta kaluan në Fratton Park, Kaminski u ndëshkua për humbje kohe me karton të verdhë.

Dy minuta më vonë dhe ai mori një paralajmërim të dytë pas një momenti të pashpjegueshëm çmendurie.

Kaminski, i cili bëri 145 pritje në Ligën Premier sezonin e kaluar, doli jashtë portës së tij dhe faulloi dy lojtarë kundërshtarë në të njëjtën sekuencë, duke bërë që gjyqtari t’i japë akartonin e dytë të verdhë.

Ai fillimisht rrëzoi Paddy Lane dhe pas një avantazhi që u lejua, Conor Ogilvie u përplas nga belgu. /Telegrafi/

MARKETING