(VIDEO) I dyshuari për vra*sjen e 14 vjeçares Vanja mund të dënohet me burg të përjetshëm

(VIDEO) I dyshuari për vra*sjen e 14 vjeçares Vanja mund të dënohet me burg të përjetshëm

Procesi gjyqsor për të dyshuarin kryesor të vrasjes së Vanja Gjorçevkas, Lupço Palevski, do të nis më 4 shtator. Edhe pse paraprakisht ishte caktuar të mbahej më 30 korrik, është prolonguar përshkak se Prokuroria Themelore Republikane kërkon bashkimin e lëndës së Palços dhe 4 të dyshuarëve të tjerë për këtë rast. Prokuroria Themelore Publike deri te Gjykata Penale e ka dorëzuar aktakuzën kundër Palevskit, sipas të cilit ai ngarkohet për dy vepra penale vrasje dhe dy vepra për grabitje.

Prokuroria Themelore Publike

Marrë parasysh faktin se në dy aktakuzat bëhet fjalë për të njejtin lloj të veprave penale të kryer nga më shumë persona si bashkëveprues, mes veprimeve të tyre ekziston lidhshmëri e aspektit të kohës, vendit dhe mënyrës së kryerjes së veprës dhe ekzistojnë edhe prova për të njejtat”.

Veprat për të cilat akuzkohet Palevski parashikojnë denimin më të lartë që është burg I përjetshëm.

Kodi Penal

Me burg së paku 10 vite ose burg të përjetsëhëm do të dënohet ai që: 1. Do të privoj nga jeta dikë në mënyrë mizore ose tinëzare. 4. Do të privoj nga jeta dikë për arsye përfitimi, për kryerje ose mbulim të një vepre tjetër penale, për hakmarrje të paarsyeshme ose nga motive tjera të ulëta”.

Në aktakuzën e prokurorisë parashihet edhe propozimi për vazhdimin e masës së paraburgimit të Palevskit.

Të dyshuarit sipas akuzës së Prokurorisë kanë planifikuar grabitjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevskas, kurse qëllimi ka qenë të detyrojnë antarë të familjes së saj të japin para. Për grabitjen dhe vrasjen e Vanjas dhe të Pançe Zhezhoskit, krahas Palços, të akuzuar janë edhe Velibor Manev, Bore Videvski, Vllatko Keshishov, dhe babai i Vanjas Aleksandar Gjorçevski, i cili akuzohet për ndihmë në grabitjen e saj.

Vanja Gjorçevska, e cila u denoncua si e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhejtor. Kurse në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, i cili u raportua si i zhdukur më 24 dhjetor.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING