Dauti: VMRO ka tërhequr nga rendi i ditës propozim ligjin e Frontit për lojërat e fatit, Gashi të mos bëhet mashë e VMRO-së

Dauti: VMRO ka tërhequr nga rendi i ditës propozim ligjin e Frontit për lojërat e fatit, Gashi të mos bëhet mashë e VMRO-së

Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti, ka deklaruar sot se VMRO-DPMNE ka larguar propozim ligjin e tyre për lojërat e fatit nga rendi i ditës.
Ajo kërkon nga kryeparlamentari Afrim Gashi që të mos bëhet mashë e VMRO-së.
“Si duket, ata që janë aq të vendosur në mbrojtjen e kësaj dukurie që shkatërron rininë dhe shoqërinë në përgjithësi, sa që marrin të drejtën e deputetit jashtë procedurës, vetëm se t’i dalin në mbrojtje kësaj dukurie shkatërruese dhe të shëmtuar. I bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit, që të mos bëhet masha që do të mbrojë tendencat diktatoriale, shtypëse dhe të shëmtuara që po instalon VMRO-ja”, tha mes tjerash Dauti duke shtuar se propozim ligji mundëson largimin e lojërave të fatit nga vendbanimet, dhe funksionimin si veprimtari vetëm në hotelet me 5 yje.

MARKETING