Struga dhe Shkëndija e nisin me fitore, Shkupi barazim me Voskën

Struga dhe Shkëndija e nisin me fitore, Shkupi barazim me Voskën

Struga Trim Lum dhe Shkëndija e kanë nisur me fitore sezonin e ri garues 2024/25 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, teksa Shkupi është ndalur me barazim nga Voska Sport.

Struga arriti triumf minimal 1:0 ndaj Tikveshit me golin e vetëm të shënuar nga Kampaore një minutë para fundit.

Shkëndija e Tetovës mori fitore bindëse në transfertë te Besa e Dobërdollit, duke triumfuar me rezultatin 3:1. Dy herë Fiton Ademi dhe një tjetër Besart Ibraimi që rikthehet me gol te kuqezinjtë ishin autorët e golave për Shkëndijën, teksa për Besën golin e vetëm e shënoi Remzifaik Selmani.

Ndeshje interesante ishte në kryeqytet, aty ku Shkupi dhe Voska Sport u ndanë me barazim 3:3. Bardhekaltërit shënuan të parët me Ibishin, ndërsa Voska arriti të rikthejë rezultatin në 3:1 në favor të vetin me golat e Jahjës, Oseit dhe Ibraimit. Por, Shkupi barazoi në minutat e fundit me Gueje dhe Edmundson.

Gostivari nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 me Pelisterin në Manastir, përderisa Rabotniçki mori fitore 1:0 në shtëpi ndaj Sileksit.

Xhiroja e parë mbyllet sonte, me ndeshjen Brera – Vardari që do të luhet nga ora 20:00.

MARKETING