Lirim Qamili bëhet bashkë me Sefer Eminin, firmos me Sonderjysken

Lirim Qamili bëhet bashkë me Sefer Eminin, firmos me Sonderjysken

Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonsië së Veriut në futboll, Lirim Qamili ka ndërruar skuadër dhe sezonin e ri do të luaj me ekipin e Sonderjyske të Danimarkës. Sulmuesi 26 vjeçar ka firmosur kontratë deri në vitin 2027 me skuadrën e Sonderjysken.
“Jam shumë i lumtur që kam arrita të nënshkruaj me Sonderjysken dhe mezi pres të filloj. Klubi ka shfaqur interes për mua për një kohë të gjatë dhe unë kam pasur disa bisedime me njerëzit e klubit, prandaj jam i bindur se është vendi i duhur për mua. Klubi është zhvilluar shumë mirë vitet e fundit dhe ata luajnë një lloj futbolli që më përshtatet edhe mua, kështu që mezi pres të të luaj”, ka thënë Lirim Qamili për faqen e klubit danez.
Reprezentuesi i Maqedonisë te Sonderjyske bashkohet me futbollistin tjetër shqiptar nga vendi jonë, Sefer Eminin. Kujtojmë që më herët Qamili ishte pjesë e skuadrës Hvidovre.

MARKETING