VLEN nuk gjen mbështetje tek VMRO-DPMNE për amendamentin kushtetues për luftimin e korrupsionit
Amendamenti kushtetues i VLEN-it nuk gjen mbështetje as tek partneri i tyre qeverisës, VMRO-DPMNE. Për VMRO-DPMNE-në, korniza ekzistuese ligjore në Maqedoni është adekuate për t’u marrë me korrupsionin.
“Qëndrimi ynë është se legjislacioni aktual, i kombinuar me një kontroll gjithëpërfshirës të bazës së të dhënave, na lejon të luftojmë në mënyrë efektive korrupsionin. Çështja kryesore është mungesa e vullnetit politik për zbardhjen e këtyre rasteve. Ata që kanë kryer shkelje duhet të presin një shqyrtim të plotë dhe llogaridhënie. Është e rëndësishme që ata të kuptojnë se drejtësia do të mbizotërojë në të ardhmen e afërt. Së shpejti do të fillojnë hetimet për rastet e korrupsionit”, ka deklaruar Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-së.