2024 mban emrin e Spanjës, mposht Francën dhe fiton medaljen e artë në “Paris 2024”

2024 mban emrin e Spanjës, mposht Francën dhe fiton medaljen e artë në “Paris 2024”

Spanja është fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ndërsa mposhti Francën në finale me rezultatin 3-5.

Koha e rregullt e kësaj përballje u mbyll me barazimin 3-3 me golat që për Francën i realizuan Millot në minutën e 11’, Akloouche 79’ dhe Mateta me penallti në minutën e 90+3’.

Teksa për Spanjën në kohën e rregullt shënuar Lopez në minutat 18’ dhe 25’ dhe Baena në minutën e 28’.

Finalja shkoi në kohën shtesë dhe u vendos aty, me Spanjë që shënoi edhe dy gola me Camello në minutën e 100’ dhe po ai në minutën 120+1’.

Kështu Spanja fiton medaljen e artë duke e bërë 2024 vitin e “furisë së kuqe”, pasi disa javë më parë ekipi kryesor i futbollit të Spanjës fitoi Europianin.

Ndërsa Franca nga ana tjetër fiton medaljen e argjendtë të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

 

MARKETING