Arbër Ademi, VLEN-it: Marrëveshjen e Ohrit ja dorëzuan putinistit Stoilkoviq, nuk keni legjitimitet ta festoni përvjetorin!
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar duke thënë se kjo qeveri monoetnike nuk ka legjitimitet të organizojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, pa legjitimitet nga votuesit, si vazal të VMRO-së, në rolin e vazalit dhe nënvlerësuesit të shqiptarëve, ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit putinistit Ivan Stoilkoviq, ashtu siç i dorëzuan shqiptarët te Vuçiqi dhe Putini.
Rrjedhimisht, kjo Qeveri monoetnike nuk ka legjitimitet të organizojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.
Gjithashtu edhe mjetet për shënimin e përvjetorit për Marrëveshjen e Ohrit, Stoilkoviçi dhe kjo Qeveri monoetnike i ka zvogëluar, siç i ka zvogëluar për shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, ka shkruar Arbër Ademi.