Zyrtare: Përfundon huazimi i Ennur Totres të Shkëndija

Zyrtare: Përfundon huazimi i Ennur Totres të Shkëndija

Enur Totre edhe zyrtarisht sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Lajmin e ka konfirmuar sot skuadra tetovare e cila ka njoftuar për përfundimin e huazimit njëvjeçar të Totres nga ekipi ukrainas, Vorskla Poltava. KF Shkëndija falënderon përzemërsisht Ennur Totren për përkushtimin e tij gjatë kohës së kaluar me ne. Njëkohësisht, shprehim mirënjohje të veçantë për Vorskla Poltava për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë këtij huazimi.I urojmë Ennur Totres dhe Vorskla Poltavas çdo të mirë në të ardhmen dhe suksese në udhëtimet e tyre sportive”, thuhet në njoftimin e ekipit kuqezi. Ndryshe Totre sezonin e kaluar zhvilloi 31 ndeshje me Shkëndijën, teksa realizoi 5 gola.

MARKETING