Në sulmet e Izraelit në zona të ndryshme të Gazës humbën jetën 25 palestinezë

Në sulmet e Izraelit në zona të ndryshme të Gazës humbën jetën 25 palestinezë

Në sulmet që Izraeli kreu në vende të ndryshme të Rripit të Gazës, 25 palestinezë humbën jetën, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal, në një deklaratë me shkrim theksoi se 20 palestinezë humbën jetën në sulmet e Izraelit që shënjestruan pika të ndryshme në qytetin Khan Younis në jug të Gazës.

Ndërsa 5 palestinezë humbën jetën në sulmet që shënjestruan zona të ndryshme dhe shtëpitë në veri të Gazës, tha Basal, i cili informoi se Izraeli prej 91 ditësh pengon hyrjen e ushqimeve dhe produkteve jetike në veri të Gazës.

Edhe në një deklaratë tjetër të bërë nga Njësia e Mbrojtjes Civile, thuhet se u vendos nën kontroll zjarri në shkallë të gjerë që shpërtheu në magazinat e orendive shtëpiake dhe dyqanet përreth si pasojë e sulmit ajror të Izraelit në qytetin Beit Lahia në veri të Gazës.

Në zjarre u shkaktuan vetëm dëme materiale, thuhet në deklaratën ku theksohet se ekipet shpëtuan nga një sulm i dytë që u krye në rajon gjatë ndërhyrjes ndaj zjarrit në magazina.

MARKETING