Kanali zyrtar i Katalonjës: Nico Williams u fut në kurth nga Athtletic Bilbao

Kanali zyrtar i Katalonjës: Nico Williams u fut në kurth nga Athtletic Bilbao

Rruga që çon Nico Williams ne Barcelona nuk është ende e mbyllur totallisht. Gazeta katalanase Mundo Deportivo shkroi dje se anësori njëzet vjeçar dhe protagonisti i madh në Kampionatin e fundit Evropian do të qëndrojë te Athletic Bilbao dhe vetë lojtari ka krijuar një video sociale për klubin bask në të cilën thotë se mezi pret të rikthehet për fillimin e sezonit me bardhekuqtë.

Sipas televizionit publik katalanas Tv3, “Barça është e befasuar, por beson se lojtari ishte viktimë e një mashtrimi – lexohet te As.com -. Sipas teorisë së klubit Blaugrana, talenti bask u detyrua të regjistrojë këtë video e cila më pas u përhap në rrjetet sociale”.
Sërish sipas TV3, transmetuesit autoritar të Komunitetit Autonom Katalanas, arsyeja do të ishte këmbëngulja e mjedisit që rrethon sulmuesin. TV3 thekson se Barça gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e përjashtoi mundësinë e nënshkrimit të tij.

Do të kishte ende shanse madje, edhe pas ardhjes së Dani Olmos, një tjetër yll i kampionëve europianë të Spanjës qe u ble nga Leipzig per gati 62 mln euro bashke me bonuse.

MARKETING