(VIDEO) Levica dorëzoi interpelancë për kryeparlamentarin Gashi, LSDM e mbështet

(VIDEO) Levica dorëzoi interpelancë për kryeparlamentarin Gashi, LSDM e mbështet

Grupi parlamentar i partisë “Levica” sot në Prlament ka dorëzuar interpelancë për punën e kryetarit të kuvendit, Afrim Gashi, për shkak se siç thonë ata “po vendos politika joparimore në Kuvend”. Kjo interpelancë bazohet në shtatë pika, ku dy pikat e para kanë të bëjnë me shkeljen e laicitetit të shtetit me lutjen grupore në Kuvend të cilën e ka bërë Gashi si dhe shkeljen e rregullave diplomatike për sigurimin e personaliteteve VIP me incidentin në Aeroportin e Shkupit më datën 1 gusht në të cilën mori pjesë shefi i sigurimit të Gashit. Kryetari I Levicës, Dimiar Apasiev tha se veprimi I Gashit është pa precedent në historinë e Kuvendit maqedonas.

DIMITAR APASIEV, KRYETAR I PARTISË “LEVICA”

Baza e dytë mbi të cilën parashtrojmë interpelancën është shkelje e rregullave diplomatike për sigurimin e personaliteteve VIP, ndërsa ai është rasti aktual kur shefi i sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë ka marrë pjesë në një skandal praktikisht diplomatik në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup dhe kryeparlamentari Gashi pranoi publikisht se ai personalisht ka dhënë urdhër për ndërhyrjen e tij në një zonë të palejuar”.

Apasiev pret që deputetët ta votojnë interpelancën e tyre për punën e Gashit me atë që do ta thirrnin në përgjegjësi politike.

Edhe LSDM kërkon shkarkimin e kryeparlamentarit Gashi dhe I premton Mickoskit se do ta mbështesin propozimin e tij për një kryetar të ri të kuvendit.

Kuzeska

Ky rast nuk mund të konsiderohet i mbyllur derisa të gjithë të përfshirët të mos mbahen përgjegjës. Institucionet janë të detyruara të nisin procedurat menjëherë. I propozojmë Mickoskit që në vend që të ofrohet të jetë përcjellës i VIP-ave në aeroportin e Shkupit, të sigurojë respektimin e të drejtës që po e nxjerr nga goja. Gashi le të përgjigjet për rastin”.

LSDM I i ka bërë thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski që të dalë publikisht dhe të kërkojë përgjegjësi politike nga Gashi.

Më 1 gusht presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u keqtrajtua në në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit. Për rastin në fjalë kosova I ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

MARKETING