Filipçe kërkon që Mickoski informacionet për destabilizim të mundshëm t’i ndajë me institucionet

Filipçe kërkon që Mickoski informacionet për destabilizim të mundshëm t’i ndajë me institucionet

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski, nëse posedon ndonjë informacion për destabilizim të mundshëm apo prishje të paqes në vend, që menjëherë t’i ndajë me institucionet kompetente.

Filipçe thotë se Mickoski me këto deklarata po manupulon qytetarët dhe nxit tensione, ndaj kërkon prej tij që informacione të tilla t’i ndaj me institucionet përgjegjëse e jo të bëhët bashkëpunëtor.

Postimi i plotë i Filipçes:

Nëse Mickoski ka ndonjë informacion për destabilizimin e mundshëm apo prishjen e paqes në vend, duhet menjëherë t’i ndajë me institucionet kompetente. Përndryshe, ai bëhet bashkëpunëtor apo faktor politik që mund të ketë interes në një situatë të tillë.

Informacioni për destabilizimin që kryeministri ka publikuar dy ditë me radhë shkakton trazira te qytetarët dhe është përgjegjësi e tij personale të parandalojë një situatë të tillë. Nëse ai vetë nuk e ndan informacionin, i bëj thirrje organeve hetimore që të nisin procedimet dhe të hetojnë këto pretendime.

Si kryetar i LSDM-së, e cila është parti përgjegjëse, gjithmonë jam kundër çdo forme të destabilizimit. Po kështu, nuk duhet të lejohen manipulimet me ndjenjat e qytetarëve dhe shkaktimi i gjendjes tensionuese, pa veprime konkrete nga shteti.

MARKETING