Kurti: Kemi biseduar edhe për ushtarin e UÇK-së edhe për të akuzuarit e “Monstrës”

Kurti: Kemi biseduar edhe për ushtarin e UÇK-së edhe për të akuzuarit e “Monstrës”

Kërkesa për ekstradimin e ish ushtarit të UÇK-së dhe ekstradimet e dy të arratisurve të rastit “Montsra” në Kosovë, ishin poashtu pjesë e bisedës mes kryeministrave të RMV-së dhe Kosovës Hristijan Mickoskit dhe Albin Kurtit. Ministrat e tyre të Drejtësisë, thanë ata do të angazhohen mbi këtë çështje, duke mos treguar asgjë më shumë nëse kanë marrë siguri mbi të njejtën. Kurti beson në përmbylljen e tyre sa më shpejtë të jetë e mundur me qëllim që siç tha edhe ligji të zbatohet edhe raportet ndërfqinjësore të ruhen.
“Për të dyja këto çështje kemi diskutuar dhe ministrat tonë të Drejtësisë do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm. Gjithëçka do të shkoj në funksion të vlerës së përgjithshme që bazohet në procedurat dhe rregullat institucionale në të dy vendet, por gjithashtu edhe në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe ndërkombëtare që ne duam ti kultivojmë. Rasti i dy të arratisurve u ngrit gjithashtu në RKS, për çka lënda është tek prokuroria Speciale e vendit tonë”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

MARKETING