Shkruhet historia në “Paris 2024”, ekipi i refugjatëve siguroi medaljen e parë

Shkruhet historia në “Paris 2024”, ekipi i refugjatëve siguroi medaljen e parë

Boksierja me prejardhje nga Kameruni, Cindy Ngamba kaloi në gjysmëfinale të kategorisë deri në 75 kilogramë, duke siguruar medaljen e parë për ekipin e refugjatëve në historinë e Lojërave Olimpike.
Në çerekfinale Ngamba mposhti në pikë francezen Davina Michel me vendim unanim të gjyqtarëve, duke kaluar në gjysmëfinale. Me këtë ajo siguroi medaljen e bronztë, e para për ekipin e refugjatëve.

Në moshën 11-vjeçare, Ngamba u zhvendos nga Kameruni në Mbretërinë e Bashkuar, gjegjësisht në Angli, në kërkim të një jete më të mirë dhe zbuloi boksin rastësisht në një klub lokal në Bolton.

Me statusin e saj të nënshtetësisë pezull në Mbretërinë e Bashkuar, e cila do ta lejonte atë të konkurronte për ekipin britanik, shanset e saj për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike u rritën kur asaj iu dha statusi i refugjatit.

Vitin e kaluar, ajo u bë boksierja e parë në Ekipin Olimpik të Refugjatëve që siguroi Parisin përmes kualifikimit dhe jo me ftesë.
Ekipi olimpik i refugjatëve u paraqit për herë të parë në Lojërat Olimpike të Rio 2016. Në Brazil ekipi u përfaqësua me 10 sportistë, në Olimpiadën e fundit në Tokio 2020 kishte 29, ndërsa në Paris numri ka shkuar në 37.

MARKETING