(VIDEO) Gjykata e Tetovës: Blerim Ramadani do të jetë në arrest shtëpiak deri sa të ekstradohet
Ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadanit vetëm se i është zëvendësuar masa e paraburgimit efektiv me masën e arrestit shtëpiak. Ai është liruar nga paraburgimi në burgun e Shkupit dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak në Shkup, ku do të qëndrojë deri më 16 gusht deri në ekstradimin në Serbi.
GJYKATA E TETOVËS
“Pas kërkesës së personit Blerim Ramadani, Gjykata Themelore e Tetovës e zëvendëson masën e paraburgimit efektiv me masën arrest shtëpiak deri në ekstradim në Republikën e Serbisë”.
Ramadani është ndaluar në pikën kufitare të Jazhincës, me kërkesë të Interpolit të Serbisë, ku kërkohej për krime të dyshuara kundër civilëve në periudhën që nga fillimi i luftës në Kosovë.
Mediat në Kosovë shkruajnë se serbia i ka dorëzuar interpolit një listë të gjatë me emrat e ish ushtarëve të UÇK-së dhe se nëse kalojnë në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut po ashtu të njejtët mund të arrestohen pasi Maqedonia e Veriut është pjesë e Interpolit.
Ndërkaq organizatat e dala nga lufta kanë kërkuar nga ish ushtarët që të mos udhëtojnë në RMV dhe Mal të zi, pasi mund të arrestohen si të kërkuar nga Serbia.
/SHENJA/