De Laurentiis gati një dhuratë për Conten, Napoli pranë lojtarit të Bayern Munich

De Laurentiis gati një dhuratë për Conten, Napoli pranë lojtarit të Bayern Munich

Napoli kërkon të rikthehet shpejt si protagoniste në Itali pas një sezoni të dështuar si ai që lamë pas. Të kaltrit me në krye trajnerin Antonio Conte kërkojnë sërish titullin, teksa presidenti Aurelio De Laurentiis po punon që të përforcojë organikën e skuadrës.

Numri një i të kaltërve synon të firmosë me Leon Goretzkën nga Bayern Munich. Në fakt, paga e mesfushorit është nëntë milionë euro dhe e papërballushme për napoletanët, megjithatë në këtë moment, Goretzka është në kërkim të një rrugëdalje pasi ka humbur vendin e titullarit te gjermanët.

Dhe, në këtë formë, te Napoli synojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë me Goretzkën që është gati të bëjë një sakrificë dhe të provojë një aventurë në Serie A.

MARKETING