(VIDEO) Drejtoresha e re dyshon për sabotazhë në Institutin e Shëndetit Publik

(VIDEO) Drejtoresha e re dyshon për sabotazhë në Institutin e Shëndetit Publik

Në ditën e 5 të mandatit të saj si ushtruese detyre, drejtoreshë në Institutin për Shëndet Publik, Marija Andonova dyshon se këtij institucioni kanë tentuar që ti bëjnë sabotazhë. Frigoriferët në të cilat mbaheshin numër i madh i reagensëve që përdoren për detektimin e sëmundjeve, qëllimisht ose spontanisht thotë ajo, janë hequr nga rryma. Detyra e saj thekson se është të alarmoj, ndërsa e institucioneve, të vërtetojnë situatën faktike. Më tej, tha se po kontrollojnë të gjithë reagensët, për të parë nëse kanë intervenuar në kohë.

Marija Andonovska, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik

Dje pas orarit të punës, u njoftova se nuk funksionojnë frigoriferët që gjenden në njërën në repartin e mikrobiologjisë, më saktësisht në bakteriologji. Bëhet fjalë për një frigorifer dhe për një odë në një dhomë të veçantë. Në këtë odë ruhen reagensë mjaftë të rëndësishëm që detektojnë disa sëmindje. Janë fikur direkt nga siguresat në atë korridor ku kalojnë të gjithë ata që punojnë këtu”.

Pas këtyre informacioneve është aktivizuar edhe Prokuroria, të cilët thonë se menjëherë kanë formuar lëndë.

Prokuroria Themelore Publike

Për shkak të seriozitetit të pasojave të mundshme të dëmshme në shëndetin e njerëzve që eventualisht mund të shkaktohej nga një veprim i tillë, si dhe për shkak të mundësisë që bëhet fjalë për vepër penale kundër shtetit si diversion apo sabotim, prokurorët publikë në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike dhe Prokuroria për Ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, së bashku me hetuesit nga qendrat hetimore të Prokurorisë kanë dalë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet hetimore”.

Më tej, bënë me dije se po mblidhet dokumentacioni, zhvillohen biseda me persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe bëhen të gjitha kontrollet e nevojshme dhe për rezultatet e veprimeve të ndërmarra do të njoftohet edhe opinioni.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING