(VIDEO) Oda e Noterëve: Nuk do të zgjidhet as problemi i qytetarëve, as të noterëve

(VIDEO) Oda e Noterëve: Nuk do të zgjidhet as problemi i qytetarëve, as të noterëve

Pas informacioneve të djeshme nga ministri i Drejtësisë, Igor Filkov se nga shtatori nuk do të ketë rritje të tarifës noteriale, kanë reaguar nga Oda e Noterëve. Ata thonë se janë të gatshëm të prezentojnë më hollësisht analizat dhe argumentet për nevojat e ndryshimeve tarifore.

ODA E NOTERËVE

Nëse ministri i Drejtësisë ka arsye për anulimin e ndryshimeve në tarifat e noterëve, sigurisht që mund ta bëjë këtë brenda kompetencave të tij ligjore, por kjo nuk do të zgjidhë as problemin e qytetarëve, as të noterëve”.

Në reagim theksohet se tarifa noteriale në asnjë rast nuk mund të jetë një proces i fshehtë, për arsye se, si çdo herë më parë, edhe kjo tarifë është miratuar në procedurën e përcaktuar me ligj, e cila zgjati gjysmë viti.

ODA E NOTERËVE

Për ndryshimet e reja, duhet pasur parasysh se tarifa notariale jo vetëm që nuk ka ndjekur trendin e rritjes së pagave, shpenzimeve të jetesës, normës së inflacionit dhe vlerës së punës juridike, por përkundrazi, në këto 25 vite është zvogëluar vazhdimisht në vitin 2010, 2016 dhe 2019”.

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov ditën e djeshme njoftoi se ish ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka nënshkruar një vendim me të cilin nga 1 shtatori shërbimet noteriale do të rriteshin dhjetëfish. Filkov tha se ka tërhequr këtë vendim dhe se çmime të rritura nuk do të ketë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING