Shqiptohen 185 masa në Shkup, 89 për tejkalim të shpejtësisë

Shqiptohen 185 masa në Shkup, 89 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 185 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 185 masa, nga të cilat 89 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Katër masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë…”, njoftojnë nga MPB.

MARKETING