(VIDEO) Bekteshi për akuzat: Kjo është përndjekje politike!

(VIDEO) Bekteshi për akuzat: Kjo është përndjekje politike!

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se është parashtruar kallëzim penal kundër ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i dyshuar për “pengim të drejtësisë”, vepër që dyshohet se e ka kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare. Nga MPB njoftojnë se dyshimet janë se ka dërguar mesazh shefit të policisë në Ohër.

Pas këtyre informacioneve, ish ministri Bekteshi, ka reaguar duke thënë që kjo është një përndjekje politike që ka për qëllim frikësimin e opozitës. Në reagimin e tij në Facebook ka publikuar edhe mesazhin e dërguar në atë kohë.

KRESHNIK BEKTESHI, ISH MINISËR I EKONOMISË

Përndjekja politike, qëllimi i frikësimit nuk do t’ju kalojë! Më 7 maj, në cilësinë e koordinatorit të Frontit Europian në njësinë Zgjedhore 5, nga shtabi i Frontit Europian në Ohër mora informacion se në ditën e heshtjes zgjedhore, kryetari i shtabit dhe anëtarët e shtabit janë kontrolluar nga SPB-Ohër, e cila është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor nga policia”.

Në lidhje me ngritjen e kallzimin penal ndaj Bekteshit, ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, duke e dënuar veprimin e MPB-së. Nga BDI thonë se akuzat e pabaza për “pengim të drejtësisë” të ngritura kundër tij janë të fundit në një seri akuzash dhe kërcënimesh të pabazuara që synojnë diskreditimin e partisë dhe përfaqësuesve të saj, ku gjatë muajit të kaluar kanë marrur kërcënime të shumta për jetët e deputetëve dhe eksponentëve partiak.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING