“Guxim dhe qarkullim topi”, Fonseca: Më pëlqen Saelemaekers, uroj të qëndrojë

“Guxim dhe qarkullim topi”, Fonseca: Më pëlqen Saelemaekers, uroj të qëndrojë

Milani fitoi 3-2 miqësoren përballë Manchester Cityt. Colombo (2x) dhe Nasti shënuan golat e suksesit kuqezi në stadiumin “Yankee Stadium”, New York.

Trajneri Paulo Fonseca vlerësoi paraqitjen e djemve të tij, teksa u ndal edhe te belgu Alexis Saelemaekers, autor i asistit të golit të tretë.

“Ndjesitë janë të mira. Gjëja më e rëndësishme është që praktikuam në fushë atë që kishim përgatitur gjatë javës. Lojtarët bënë çfarë u kërkova.
Luajtën me guxim, qarkulluam topin dhe gjetën hapësirat e duhura. Kemi shumë punë përpara, por kjo ishte një ndeshje pozitive për ne.

Fitorja ka rëndësi të madhe në rritjen e besimit. Duhet të punojmë shumë në aspektin mbrojtës dhe atë sulmues, por është pozitiv fakti se djemtë po më ndjekin.

Saelemaekers? Alexis është një futbollist që më pëlqen shumë. Më pëlqen shumë cilësia dhe kualiteti që zotëron.

Po flasim për një futbollist që çdo trajner do donte ta kishte, pasi luan në disa pozicione. Do doja të qëndronte me ne”, u shpreh tekniku portugez i Milanit.

“Djalli” rikthehet në fushë në datën 1 gusht. Në një “klasike” europiane përballë Realit të Madridit të “ish”-it Carlo Ancelotti.

MARKETING