(VIDEO) N’katrori tech talk- ekspertë të teknologjisë diskutojnë për zhvillimin e aplikacioneve, inteligjencës artificiale…

(VIDEO) N’katrori tech talk- ekspertë të teknologjisë diskutojnë për zhvillimin e aplikacioneve, inteligjencës artificiale…

Ekspertë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme të teknologjisë u mblodhën në qendër të Shkupit për të diskutuar për tema ne lidhje me zhvillimin e aplikacioneve, inteligjencës artificiale si dhe për karrierën në sektorin e informatikës. Tema kryesore e këtij takimi ishte mënyra se si teknologjia mund të ketë efekt pozitiv në shoqëri dhe se si ndërlidhet kontributi individual me atë kolektiv ku roli i një komuniteti mund te merr rolin e katalizatorit për hapave konkrete ne realizimin e ideave të ndryshme. Folësit e ftuar, të cilët ishin liderë në fushën e tyre, ndanë përvojat dhe njohuritë e tyre mbi teknikat dhe strategjitë më të mira për ndërtimin e komunitetit.

Flamur Bakiu foli për ndërtimin e një aplikacioni dhe startup kompanie të suksesshme, Ervin Shaqiri për pjesëmarrësit demystifikoi Inteligjencen Artificale ndërsa Egzon Iseini dhe Agon Xhaferi u përgjigjën pyetjeve për karrierë nga audienca.

JASIR IDRIZ

“Sapo e mbaruam mbrëmjen këtu në qendrën e “InnoX” në qendër të Shkupit. Kishim kënaqësinë të dëgjojmë pionerët e skenës së teknologjisë së inovacionit, të flasim për risitë e avancimit të fundit në teknologji me pjesëmarrje të numrit tejet të madh studentësh, profesorësh, profesionistësh të fushës. Synimi i kësaj mbrëmje po edhe ‘N’katror’ -it në përgjithësi është të krijojë një komunitet për talentet dhe rininë e Shkupit”

Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit efektiv si bazë për krijimin e një komuniteti të suksesshëm. Pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në diskutime interaktive dhe të ndajnë idetë e tyre mbi sfidat dhe mundësitë në këtë fushë.

Aktiviteti u konsiderua një sukses i madh, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e ideve dhe rrjetëzimin ndërmjet profesionistëve. Ky takim është vetëm fillimi i një serie aktivitetesh të ngjashme që do të organizohen në të ardhmen, me qëllim që të inkurajojë dhe të mbështesë ndërtimin e komuniteteve të forta nëpërmjet teknologjisë.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING