(VIDEO) Aleanca e Selës: Po luftohen disa kumarxhinj për t’i krijuar terren “kumarxhinjve të pushtetit”

(VIDEO) Aleanca e Selës: Po luftohen disa kumarxhinj për t’i krijuar terren “kumarxhinjve të pushtetit”
DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Ziadin Sela ka reaguar pas zotimit të zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti për nisjen e luftës kundër bixhozit dhe kazinove. Partia opozitare vlerëson se paralajmërimet pompoze për gjoja luftën kundër kumarit, përmes marrjes së licencës dy kompanive që nuk kanë paguar tatime, janë një tentim për t’i hedhur pluhur syve qytetarit dhe për ta mbuluar mashtrimin e madh të Qeverisë jolegjitime të drejtuar nga Hristijan Mickoski.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT, ZIADIN SELA

Kjo nuk është luftë kundër kumarit, por më shumë ngjason në luftë mes kumarxhinjve, ku dikujt i merret licensa për t’u liruar terren veprimi kompanive të tjera, e ndoshta edhe për të dhënë licenca për kompani të treta të afërta me pushtetin”

Partia e drejtuar nga Ziadin Sela thekson se lufta e vërtetë kundër kumarit bëhet vetëm me zgjidhje ligjore, me mbylljen e të gjitha bastoreve dhe kazinove përnjëherë.

Nëse vërtetë dëshironi luftë kundër kumarit, ASH i bënë ftesë VLEN-it, që të votojnë propozimin e tyre dhe Frontit Europian, me të cilin siç thon nga atje, parashihet që objektet e lojrave të fatit të mbyllen në të gjithë vendin dhe ato të veprojmë vetëm në hotele me pesë yje”, theksohet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING