(VIDEO) VLEN nga nesër nis themelimin e organeve të përbashkëta të koalicionit

(VIDEO) VLEN nga nesër nis themelimin e organeve të përbashkëta të koalicionit

Koalicioni VLEN njofton se po vijon procedurat drejt krijimit të një lëvizje të vetme politike. Pas formimit të Trupit Koordinues Politik thonë nga VLEN,  vijon formimi i Komisionit të koalicionit për çështjet e zgjedhjeve, emërimeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, i cili do të jetë filtri i fundit i të gjitha vendimeve kadrovike për zbatimin e përcaktimeve programore me të vetmin qëllim, rritjen e efikasitetit në implementimin e politikave.

VLEN

“Synimi ynë është të krijojmë një lëvizje politike që jo vetëm identifikon dhe adreson problemet e përditshme të shqiptarëve, por edhe ofron zgjidhje konkrete dhe të zbatueshme për vendosjen e fundamenteve për një të ardhme të sigurtë. Ne besojmë se me hapa të mirëpërcaktuar dhe veprime të vendosura, mund të sjellim ndryshimet e nevojshme dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”.

Në këto kohë të ndryshimeve politike tektonike thuhet në komunikatën e VLEN, në të cilat BDI dhe satelitët e saj në opozitë për çdo ditë shpifin, trillojnë dhe përgatisin një mjedis për të kontestuar përfitimet e Marrëveshjes së Ohrit për hir të mbrojtjes së krimit, është thelbësore bashkimi edhe më i fuqishëm duke punuar së bashku për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, veçanërisht të shqiptarëve.

Themelimi i organeve të përbashkëta të koalicionit, do të nisë promovimin nga dita e hënë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING