Bujar Osmani: Kandidatin e ВРЕДИ-it e munda 2:1, ende kanë fytyrë të merren me mua!
Ka reaguar ish-kandidati për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani. Ai shkruan se i ka mundur me diferencë të thellë kandidatin e Koalicionit Vlen, të cilin ai e cilëson si ВРЕДИ.
“Këta vazalët ВРЕДИ i munda si kandidat i Frontit me një rezultat thuajse 2:1 dhe ende kanë fytyrë të merren me mua. Së paku heshtni, sepse tradhtia që po lini trashëgimi për gjenerata e gjenerata nuk mbulohet me kumtesa të recikluara nga Stoilkoviçi juaj”, ka shkruar Osmani. /SHENJA/