MASH dhe UNDP do të vazhdojnë të avancojnë politikat për të ofruar mundësi arsimimi për të gjithë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë në fushën e arsimit me fokus të veçantë në ofrimin e mbështetjes cilësore për nxënësit me aftësi ndryshe si dhe arsimin e të rriturve.
MARKETING
Siç njoftoi MASH, kjo u konfirmua në takimin e sotëm ndërmjet ministres së Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska dhe përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së në Maqedoni, Armen Grigorjan, në të cilën ndër të tjera bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen aktuale në arsim, aktivitetet e iniciuara dhe të planifikuara në drejtim të ngritjes së standardeve të shërbimeve për qytetarët.
Ministrja Janevska theksoi se tashmë po ndodhin ndryshime në të gjitha segmentet e arsimit, ndërsa Grigorjan konfirmoi se UNDP do të vazhdojë të ofrojë mbështetje logjistike dhe financiare për projektet që realizohen bashkërisht, si dhe do të angazhohet për stimulimin e të rinjve për të zgjedhur arsimin në të ashtuquajturat fushat STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë).