Sadulla Duraku për ndalimin e ushtarit të UÇK-së: Kjo qeveri ka ministër një përkrahës të Putinit dhe që nuk e njeh Kosovën
Deputeti i Frontit Evropian Sadulla Duraku, u pyet edhe për ndalimin e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.
Duraku tha se jemi dëshmitarë që edhe kjo qeveri po bëhet mashë e Serbisë, raporton SHENJA.
“Ende në Ballkanin e trazuar dhe në regjion nuk kemi një pajtesë mes popullatave dhe dikush që donë të bëj trazira dhe të bëjë katrahura në mesin e Ballkanit të trazuar. Jeni dëshmitar që edhe kjo qeveri ë është tani, që fatkeqësisht e luan lojën e të tjerëve dhe bëhen mashë e të tjerëve dhe mashë e Serbisë. Me keqardhje i zbatojnë disa gjëra që kanë mund të kalohen me elegancë dhe ushtarët e UÇK-së të lëvizin lirshëm në Maqedoni. Por kjo është qeveri që është dëshmuar, dhe dëshmohet që më tutje, ndërsa kemi një ministër që është përkrahës i Putinit dhe një ministër që nuk e pranon Kosovën e pavarur dhe këto gjëra ndodhin edhe tek ne”, deklaroi Duraku. /SHENJA/