Struga gati për misionin e përmbysjes ndaj Sllovan Bratisllavës

Struga gati për misionin e përmbysjes ndaj Sllovan Bratisllavës

Struga Trim Lum sot përballet me Sllovan Bratisllava në ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Pavarësisht disfatës 4:2 në ndeshjen e parë, në klubin strugan mbizotëron atmosferë pozitive, me kampionët e vendit të cilët duken të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë përballje.

Ekipi fitues në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve do të përballet me kampionët e Sllovenisë, NK Celje, që edhe në ndeshjen e kthimit mundi kampionët e Estonisë, Flora Talin, ndërkohë ai humbës do të luaj me Pjunik nga Armenia, që humbi duelin e turit të parë kundër Dinamo Minsk nga Bjellorusia.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Sllovan Bratisllava do të luhet nesër në stadiumin e qytetit në Ohër me fillim në ora 17:00.

MARKETING