(VIDEO) Prokuroria nisi hetim për autobusin që u përplas në rrethojën afër Mavrovkës

(VIDEO) Prokuroria nisi hetim për autobusin që u përplas në rrethojën afër Mavrovkës

Prokuroria Themelore e Shkupit njofton se ka hapur lëndë dhe po ndërmerr veprime për hetimin e aksidentit të autobusit të NQP Shkup, që ndodhi më 8 korrik, i cili u përplasë në rrethojën afër QT-Mavrovka, ku u  lënduan shoferi dhe dy udhëtarë. Prokurori publik kompetent do t’i hetojë edhe pretendimet e bëra përmes deklaratave të shprehura publikisht nga pjesëmarrësit në ngjarje dhe nga persona të tjerë që tregojnë kundërligjshmëri në punën e NQP Shkup, lidhur me korrektësinë dhe mirëmbajtjen e autobusit që e shkaktoi aksidentin.

PROKURORIA THEMELORE SHKUP

“Për këtë qëllim është angazhuar një person nga lëmia e inxhinierisë mekanike dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e të dhënave dhe dokumentacionit nga NQP Shkup lidhur me mirëmbajtjen, servisimin e autobusit si dhe organizimin e procesit të punës”.

Sipas urdhrit, në prani të ekspertit do të kontrollohet korrektësia e autobusit. Nga Prokuroria theksojnë se  janë dhënë udhëzime për të zhvilluar biseda me persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Kujtojmë se pas aksidentit, shoferi i po të njëjtit autobus, Ferzi Arifi, tha se iu japin të vozisin autobusë me defekt, prandaj edhe ndodhi incidenti.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING