Taravari për rastin me dhunën ndaj foshnjës tre muajshe: Nuk ka dëshmi se është bërë me qëllim

Taravari për rastin me dhunën ndaj foshnjës tre muajshe: Nuk ka dëshmi se është bërë me qëllim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se është hapur procedurë disiplinuese ndaj njërës prej infermiereve në Klinikën e Pediatrisë në Shkup, ku një fëmijë tre muaj dyshohet se është keqtrajtuar nga personeli mjekësor.

Taravari thotë se nuk ka dëshmi të keqtrajtimit.
“Unë shpresoj që masat që do t’i ndërmarrë Komisioni bashkë me drejtorin, do të japin efekt. Nëse përsëritet sërish, atëherë mendoj se menjëherë duhet të shfuqizohet kuadri mjekësorë. Nuk ka dëshmi se është bërë me qëllim, kështu që unë thash edhe në fillim, të jemi të kujdesshëm, t’i dëgjojmë të dy palët. Nuk besoj që ka punonjës shëndetësor që është i gatshëm të lëndojë fëmijë tre muajsh”.
“Kështu që të jemi të kujdesshëm, të presim t’i lexojmë me shkrim të gjitha konstatimet e Komisionit të Klinikës së Pediatrisë dhe sërish do të informojmë. Për kë ka procedurë disiplinuese? Me siguri për infermieren dhe ndonjë punonjës teknik shëndetësor, sërish nuk jam i sigurt, pres që me shkrim t’i dërgojnë”, deklaroi mes tjerash Taravari.

MARKETING