Ahmeti dënon atentatin ndaj Trumpit: Jemi me popullin amerikan!
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dënoi atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ai i uroi presidentit Trump dhe qytetarëve të lënduar shërim të shpejtë.
“E dënoj në formën më të ashpër të mundshme tentativën për atentat ndaj ish Presidentit🇺🇸Donald Tramp. Jemi pranë familjes së Presidentit Tramp dhe popullit amerikan. Dhuna, e çdo natyre dhe forme, është e papranueshme! Çdo zhvillim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndjejmë dhe e përjetojmë bashkë sepse populli amerikan për kombin tonë është mbështetësi më i madh dhe simbol i lirisë, demokracisë, pavarësisë dhe barazisë.
Ngushëllime familjes së viktimës dhe popullit amerikan, e shërim sa më të shpejtë të lënduarv”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk.