(VIDEO) Deputetët e VLEN-it synojnë të mbyllin lojërat e fatit online, kërkojnë interpretim autentik të ligjit

(VIDEO) Deputetët e VLEN-it synojnë të mbyllin lojërat e fatit online, kërkojnë interpretim autentik të ligjit

Deputetët e koalicionit VLEN kërkojnë interpretim autentik të nenit 7 paragrafi 3 i Ligjit për Lojërat e Fatit, përmes të cilit synojnë mbylljen e lojërave të fatit në internet. Për këtë thonë se kanë gjetur mbështetje edhe tek partnerët e tyre të koalicionit, deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Halil Snopçe, deputet i VLEN

Lojërat e Fatit nëpërmjet internetit që kanë hyrë edhe nëpër shtëpitë e tona me celularë dhe kompjuterë, të ndalohen. Ky është qëllimi i parë. Qëllimi i dytë bizneseve të mos ju jepen licenca dhe qëllimi i tretë është që sa për fillim, për atë kemi arrit kompromis, që të mbyllen minimalisht 50-70% të egistuesëve”.

Hapi tjetër sipas deputetit të VLEN-it Halil Snopçes, është ballafaqimi me pasojat, gjegjësisht kërkesa e përgjegjësisë.

Halil Snopçe, deputet i VLEN

Fillimi i procedurave të duhura gjyqsore për të vërtetuar keqpërdorimet e pozitave zyrtare dhe autorizim të gjitha autoriteteve të cilat kanë marrë pjesë në miratimin e vendimeve të kundërligjshme lidhur me organizimin e llojeve të ndryshme të lojërave të fatit”.

Më tej tha se presin që Qeveria ti propozoj Kuvendit një Ligj të ri për Lojërat e Fatit dhe ato argëtuese, me të cilin numri i objekteve të lojërave të fatit do të ulet përgjysmë për një periudhe të arsyeshme kohore.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING