Çampions, Struga TL humb duelin e parë nga Sllovan Bratisllava

Çampions, Struga TL humb duelin e parë nga Sllovan Bratisllava

Struga Trim Lum ka humbur duelin e parë nga Sllovan Bratisllava me rezultat 4:2 në kuadër të xhiros së parë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Ekipi shqiptar kishte një paraqitje të mirë në sfidën e parë të kësaj vere në Europë edhe përkrahë humbjes në fund të ndeshjes. Takimi i luajtur në Sllovaki, në minutat e para foli për vendasit të cilët shënuan dy gola përmes Veiss dhe Mak, ndërsa kampionët e vendit arritën që të barazojnë rezultatin në pjesën e dytë me dy golat e Besart Ibraimit, njëri nga penalltia dhe i dytë pas një super aksioni të Bunjamin Shabanit që asistoi për bomberin kërçovar për barazim 2:2.

Mirëpo, ekipi strugan nuk arriti që ta mbajë këtë rezultat dhe në në minutën e 85-të dhe në shtesat u ndëshkua dy herë me dy gola të Kuckas, duke e mbyllur kështu ndeshjen me shifra 4:2 në favor të sllovakëve.

Ndeshja e kthimit ndërmjet Strugës dhe Sllovan Bratisllavës do të luhet pas një jave në Maqedoni, aty ku dhe do të vendoset edhe kualifikuesi për në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

MARKETING