(VIDEO) Kreu i Butelit akuzon Arsovskën për mbeturinat në rrugë

(VIDEO) Kreu i Butelit akuzon Arsovskën për mbeturinat në rrugë

Shoqërimi i rrugëve me mbeturina ka bërë kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovskin, që të reagoj ndaj Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” e cila është nën kompetencat e kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. Kostovski ka reaguar duke thënë se gjendja e Komunës së Butelit është alarmante ku ekipet nuk janë paraqitur në shumicën e territorit të Komunës së Butelit.

DARKO KOSTOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË BUTELIT

Gjendja në Komunën e Butelit është alarmante, për më shumë se dhjetë ditë ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup që janë nën komandën direkte të Danela Arsovskës nuk janë paraqitur në shumicën e territorit të Komunës së Butelit. Pamjet janë të frikshme, paaftësi e tillë e shërbimeve të qytetit nuk është parë kurrë në histori”

Kostovski ka bërë apel edhe tek Ndërrmarja Publike “Higjiena Komunale” Shkup që menjëherë të dalin dhe të kryej punën e tyre për të cilën paguhen nga qytetarë ku pas kësaj, Ndërrmarja Publike Higjiene Komunale ka reaguar duke thënë që pretendimet e kryetarit të komunës së Butelit janë të pavërteta lidhur me mirëmbajtjen e higjienës në këtë komunë të Shkupit.

NP HIGJIENA KOMUNALE E SHKUPIT

NP Higjiena Komunale – Shkup i informon banorët e qytetit të Shkupit se në territorin e komunës Butel të Shkupit, mbeturinat në vazhdimësi mblidhen dhe transportohen pa asnjë ndërprerje, gjegjësisht në përputhje me dinamikën e përcaktuar me Planin operativ për mirëmbajtjen e pastërtisë publike të zonës së qytetit të Shkupit dhe Programi operativ për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale nga zona e qytetit të Shkupit, të miratuar nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit”

Në reagimin e tyre kanë bërë apel tek qytetarët që të ndalojnë hedhjen tendencioze të mbeturinave në sipërfaqe publike me të cilat po ballafaqohen sidomos në muajt e fundit, e ndaj kryetarit, Ndërrmarja Publike e Higjienës Komunale bëri thirrje që t’i aktivizon shërbimet inspektuese pranë komunës në terren, të cilat janë përgjegjës për sanksionimin e çdo shkeljeje të Ligjit për Pastërti Publike.

Ndërkaq përveç Komunës së Butelit, vuajtje nga mbeturinat ka po thuajse në tërë qytetin e Shkupit si Komuna e Çairit, rruga për në Shutkë, në afërsi të Universitetit “Nëna Tereze” dhe shumë vende të tjera.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING