Mickoski: Kush mund të na garantojë se ndryshimet kushtetuese janë kërkesa e fundit e Bullgarisë

Mickoski: Kush mund të na garantojë se ndryshimet kushtetuese janë kërkesa e fundit e Bullgarisë

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili mbajti një ligjëratë në Universitetin prestigjioz “John Hopkins” në Baltimore, para të pranishmëve ndër të tjera foli për fillimin e negociatave tona me BE-në, duke theksuar se nuk kemi garanci për një kërkesë përfundimtare në bisedimet me Bullgarinë.

“Ne nuk do të jemi të gatshëm të fillojmë negociatat nëse nuk përfshijmë në Kushtetutë disa qindra qytetarë tanë, që do të thotë se ata janë pjesë e pakicës bullgare në Maqedoni. Kush mund të na garantojë se kjo është kërkesa e fundit? Në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg kemi 14 aktgjykime që thonë se janë shkelur të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari. Dhe këtu shtrohet një pyetje logjike se kujt i shkelen të drejtat”, tha Mickoski.

Duke folur për veton e Bullgarisë, ai theksoi se duhet të diskutohet për marrëdhënie reale të mira fqinjësore, por ato duhet të jenë të dyanshme.

Qytetarët e Maqedonisë, tha Mickoski, sakrifikuan shumë për perspektivën evropiane dhe mjaft me poshtërim.

“Ne nuk jemi politikanë të mbushur me akuza për krim dhe korrupsion siç ka në rajon. Ne do të mbrojmë interesat tona, jemi të gatshëm të diskutojmë argumentet, t’i paraqesim ato, të shohim se argumentet e kujt do të mbizotërojnë. Qytetarët e Maqedonisë kanë kontribuar në perspektivën evropiane si askush më parë”, theksoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri foli edhe për çështjen aktuale me Ukrainën.

“Vendi im është një donator i madh për Ukrainën. Kuvendi votoi për mbështetje të madhe për Ukrainën. Jemi ndër 5 ofruesit më të mirë të ndihmës për kokë banori në botë”, theksoi kryeministri Mickoski, duke shtuar se nuk jemi një vend aq i madh dhe i pasur, por kemi bërë të gjitha përpjekjet për të mbështetur Ukrainën dhe popullin ukrainas.

MARKETING