Mediumi zviceran: Shaqiri rikthehet në Evropë, gjiganti grek shpreh interesim

Mediumi zviceran: Shaqiri rikthehet në Evropë, gjiganti grek shpreh interesim

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Chicago pas dy vitesh e gjysmë. Ai ka paralajmëruar kthimin e shpejtë në Evropë. Dhe tashmë ka nisur interesimi i klubeve nga vende të ndryshme evropiane.

Blick ka shkruar të hënën se njëri prej klubeve të interesuara për yllin shqiptar është Panathinaikosi. Bëhet fjalë për njërin prej klubeve më të mëdha në Greqi.
Më së largu në fund të vitit, Shaqiri pritet të largohet nga Chicago Fire dhe të kthehet në futbollin evropian.

Klubi nga Athina e ka bërë Shaqirin objektivin e tij kryesor.
Xherdan Shaqiri nuk pati minutazhë të mjaftueshme në Euro 2024, megjithatë arriti të shënonte një gol ndaj Skocisë, goditi shtyllën dhe shënoi penalltinë ndaj Anglisë në ato pak minuta sa luajti.

MARKETING