Lojtarët e Francës i gëzohen rezultatit të zgjedhjeve

Lojtarët e Francës i gëzohen rezultatit të zgjedhjeve

“I përgëzoj të gjitha atë që morën pjesë në përballjen me rrezikun që i kanosej vendit tonë të bukur”, ka shkruar sulmuesi i Francës, Marcus Thuram, pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Francë.
“Rroftë diversiteti, rroftë Republika, rroftë Franca. Lufta vazhdon”.

Të dielën partia e krahut të djathtë përfundoi vetëm e treta në zgjedhjet nacionale në Francë. Kishte frikë se do të kishte rezultat më të mirë.

Për zgjedhjet dhe rëndësinë e tyre për të ardhmen e Francës kanë folur vazhdimisht futbollistët e kësaj përfaqësuese.

Edhe superylli Kylian Mbappe kishte ftuar francezët të dalin në zgjedhje.
“Urime të gjithë francezëve që kanë luftuar për të garantuar që ky vend i bukur nuk do të shkatërrohet nga ekstremistët e së djathtës”, ka shkruar Aurelien Tchouameni. Ai po ashtu ka shprehur gëzimin për “fitoren e popullit”.

MARKETING