Ndeshja e Euros që ka tërbuar një komb

Ndeshja e Euros që ka tërbuar një komb

Më shumë se 350,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për një përsëritje të ndeshjes çerekfinale të Euros në Gjermani midis kombëtares vandase dhe Spanjës, e cila përfundoi me fitoren e iberikëve 2-1.

Pretendohet se ishte arbitri ai që ia dha fitoren Spanjës kundrejt gjermanëve, veçanërisht për  një penallti të padhënë në favor të këtyre të fundit.

“Tifozët e pakënaqur gjermanë kërkojnë rizhvillimin e ndeshjes, sepse besojnë se kombëtares së tyre i është bërë padrejtësi. Rreth 350,000 njerëz nënshkruan një peticion për përsëritjen”, shkruan SportBible.

Ata kundërshtuan penalltinë e pavendosur në minutën e 106-të për Gjermaninë, kur Marc Cucurella pengoi me dorë goditjen e Jamal Musiala në zonën e tij të penalltisë.

Gjyqtari anglez Anthony Taylor nuk treguar pikën e bardhë dhe as sistemi VAR nuk u aktivizua.

Roberto Rosetti, kreu i arbitrave të UEFA-s, tha pas ndeshjes se dora e lojtarit spanjoll ishte në një pozicion natyral, kështu që gjyqtarët e kishin vlerësuar saktë situatën.

Peticioni, natyrisht, do të jetë…i kotë.

Gjermania i tha lamtumirë Euros, dhe spanjollët do të luajnë të martën me francezët për finalen…/tesheshi.com/

MARKETING