El Clasico në merkato për talentin gjerman, Reali ka një avantazh

El Clasico në merkato për talentin gjerman, Reali ka një avantazh

Florian Wirtz ka qenë një sensacion i madh në Gjermani. Lojtari i Bayer Leverkusenit zhvilloi një sezon fantastik me “Aspirinat” dhe u paraqit shkëlqyeshëm edhe në Euro 2024.

Së fundmi, ai shënoi golin që çoi çerekfinalen ndaj Spanjës në shtesë çerekfinale në shtesë, teksa u krijoi rrezik iberikëve me lëvizjet e tij.

Barcelona e ka ndjekur nga afër lojtarin dhe dëshiron të sigurojë shërbimet e tij , por nuk duket aspak e lehtë. Pasi për talentin gjerman ka interesim edhe nga Reali i Madridit. Dhe në kryeqytet ka optimizëm për blerjen e tij.
Skuadra mbretërore ka një marrëdhënie shumë të mirë me Leverkusenin, raport që pritet të lehtësojë tranferimin e 21-vjeçarit në mitikun “Santiago Bernabeu”.

Ne sezonin e fundit me skuadrën e Xabi Alonsos , Wirtz kurorëzoi nje sezon te magjishëm, duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Dhe dha kontributin e tij me 17 gola dhe 19 asiste ne të gjitha kompeticionet.

MARKETING