Pritjes i vjen fundi, Hamilton fiton pas 56 garave
Ngasësi i skuderisë së Mercedesit, Lewis Hamilton, ka pasur garë të fortë me Max Verstappenin e Red Bullit dhe Lando Norrisin e McLarenit, por megjithatë, ka dalë fitues në fund.
Hamiltoni e fitoi Grand Prixin e Britanisë së Madhe të dielën gjatë ditës, për herën e nëntë në total.
Por, për britanikun shtatë herë kampion bote, ishte fitorja e parë që prej dhjetorit të vitit 2021.
Për Hamiltonin ishte triumfi i 104 në karrierë, ndërsa pas garës u pa me lot në sy dhe u dëgjua duke i thënë ekipit se kjo fitore është shumë emocionuese.
“Kjo do të thotë shumë për mua”, ka thënë Hamilton, teksa ka marrë lëvdata nga ekipi i tij.
Verstappen dhe Norris e kompletuan podiumin.