(VIDEO) Qeverisë sërish i vihet gardhi, në mëngjes nisën punimet

(VIDEO) Qeverisë sërish i vihet gardhi, në mëngjes nisën punimet

“Qeveria e kaluar e hoqi ndërsa qeveria e re në krye me Hristjan Mickoskin ka vendosur që ta rikthej përsëri. Mbrapa meje shihet që kanë nisur punët për ri-vendosjen e rrethojës së qeverisë e cila është e lartë 2 metra e gjysmë ku herën e parë kur është vendosur ka kushtuar rreth 700 mijë euro. Vendimi për rivendosjen e rrethojës është marrë në seancën e dytë qeveritare të mbajtur nga Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE”

Sot ka filluar vendosja e rrethojës metalike në oborrin e Qeverisë ku një pjesë e gardhit tashmë është vendosur. Më datën 2 korrik 2024 në seancën e dytë qeveritare u miratua vendimi për rrethimin e objektit të Qeverisë e cila ishte hequr pesë vjetë më parë. Nga Qeveria kanë njoftuar se deri më tani është përdorur gardhi i vjetër dhe i rrënuar në pronësi të Ministrsë së Brendshme, i cili ishte joadekuat dhe jofunksional.

QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT

“Sot, sipas urdhrit të marrë nga Qeveria, filloi vendosja e rrethojës së hequr të Qeverisë. Këto ditë është riparuar për shkak të deponimit joadekuat që kishte dhe sot është duke e instaluar Shërbimi për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme. Deri më tani është përdorur gardhi i vjetër dhe i rrënuar prej hekuri në pronësi të Ministrisë së Brendshme, i cili është joadekuat dhe jofunksional. Dyert e Qeverisë mbeten të hapura për qytetarët dhe gardhi në vend që të kalbet në një magazinë merr funksionin e tij”

Përndryshe rrethoja u vendos në vitin 2015 kur ndërtesa u bë me fasadë barok dhe kushtoi reth 700,000 euro. Kur LSDM me Zoran Zaevin si kryeministër erdhi në pushtet në vitin 2017, gardhi u hoq për ta bërë objektin të hapur për qytetarët. Ndërkaq heqja e gardhit u bë në shkurt të vitit 2019 ku u hoq vetëm pjesa metalike mirëpo mbetën shtyllat e betonit, pasi siç thoshte qeveria e asaj kohe, heqja e tyre ishte e shtrenjtë. Në atë kohë është thënë që rrethoja do të bëhet stola dhe tenda mirëpo kjo nuk ndodhi.

/SHENJA/

 

MARKETING