(VIDEO) Himni maqedonas bëhet i detyrueshëm për komunën e Velesit

(VIDEO) Himni maqedonas bëhet i detyrueshëm për komunën e Velesit

Këto tinguj do të dëgjojnë fëmijët e të gjitha etnive në shkolla në formë të detyrueshme, pasi që komuna e Velesit solli vendim që intonimi i himnit të Maqedonisë të jetë i detyrueshëm nëpër shkollat fillore.

Arsyetimi i iniciatorëve nga kjo komunë që drejtohet nga VMRO-ja është që të nxiten ndjenjat kombëtare dhe të zhvillohet respekti ndaj atdheut.

Komuna e Velesit

“Qëllimi i kësaj iniciative, është që me futjen e intonimit të himnit në shkolla, të nxitet qysh në moshën më të hershme tek më të rinjtë, ndjenja e përkatësisë kombëtare, mësimi i nxënësve për bashkim, zhvillim i historisë dhe traditës, vlerësimin dhe njohjen e simboleve të cilat janë të përfshira në himn dhe parasegjithash zhvillimin e respektit ndaj atdheut të tyre. Për këtë i propozoj Këshillit që ta mbështes iniciativën.

Hap diskutim për këtë iniciativë. Meqë askush nuk paraqitet të marrë fjalën? Meqë askush nuk paraqitet të marrë fjalën, e vendos këtë iniciativë në votim. Kush është për? Me 20 vota pro konstatoj se propozim – vendimi për intonim të detyrueshëm të himnit të RM-së në shkollat fillore në Veles është miratuar”.

Kundër sjelljes së një vendimi të këtillë më herët ishte shprehur kryetari i komuns së Tetovës dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pasi që sipas tij, himni i shtetit nuk reflekton realitetin multietnik të shtetit dhe shoqërisë në RMV.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa

“Nëse bihet vendim që himni të intonohet kështu siç është, atëherë duhet të respektohet përkatësia multietnike e shtetit dhe e shoqërisë dhe në vendet, në komunat apo lokalitetet me shumicë shqiptare si komuniteti i dytë shumicë, duhet të intonohet edhe himni shqiptar”.

Ky vendim në Komunën e Velesit, ku shumicën e ka VMRO-ja, kaloi më 20 vota pro dhe asnjë diskutim.

Emine Ismaili /SHENJA/  

MARKETING