Në shkollat fillore të Velesit bëhet i detyrueshëm intonimi i himnit të Maqedonisë së Veriut

Në shkollat fillore të Velesit bëhet i detyrueshëm intonimi i himnit të Maqedonisë së Veriut

Intonimi i himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të komunës së Velesit.

Këtë vendim e solli Këshilli i Komunës së Velesit, me 20 vota “për”.

“Me 20 vota “për”, konstatoj se propozim – vendimi për intonim të detyrueshëm të himnit të Republikës së Maqedonisë në shkollat fillore në komunën e Velesit, është votuar dhe miratuar”, u njoftua në fund të seancës së këshillit.

Iniciatorët e këtij propozimi, thanë se qëllimi i tij është që të nxiten ndjenjat e përkatësisë kombëtare dhe dashuria ndaj atdheut që në moshën më të hershme.
Nuk pati asnjë diskutim për këtë pikë.

MARKETING