NP “Higjiena Komunale”: E kemi larguar deponinë e egër prej 50 metra kub në Xhon Kenedi
Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup mbrëmë kanë realizuar aksion për largimin e
deponisë së madhe të egër e vendosur në rrugën Xhon Kenedi, në komunën Çair të Shkupit, në
afërsi të SHFK “Vasil Glavinov”.
“Në kuadër të aksionit janë mbledhur dhe transportuar 50 metra kub mbetje të hedhura
në mënyrë të paligjshme, pas së cilës ekipet e Ndërmarrjes kanë kryer edhe larjen manuale të
mikrolokacioneve. Aktivitetet u realizuan në bashkëpunim me NP Parqe dhe Gjelbërime.
Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale – Shkup dënojnë hedhjen tendencioze të
paligjshëm të mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut që në periudhën e fundit më së
shumti është vërejtur në afërsi të kontejnerëve të destinuara për hedhjen e mbetjes komunale.
Çdo hedhje e mbetjes jashtë enëve të destinuara paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të Ligjit për
Pastërti Publike”, thuhet në njoftimin e Higjienës Komunale.