Raketa kineze rrëzohet pas lëshimit aksidental

Një raketë kineze që u lëshua aksidentalisht të dielën është rrëzuar pasi u nda nga pika e lëshimit, raportoi të hënën BBC-ja.
Në videon e publikuar shihet raketa Tianlong-3 duke rënë dhe shpërthyer në një kodër në provincën Henan të Kinës qendrore.
Kompania përgjegjëse për raketën, Tianbing Technology tha se raketa “u shkëput” nga baza e lëshimit gjatë një prove.
Kjo kompani e ka fajësuar dështimin strukturor për incidentin.
Siç ka bërë të ditur, nga ky incident nuk ka pasur viktima pasi njerëzit në zonë janë evakuuar.
Tianlong-3 është projektuar dhe prodhuar në Kinë dhe synohet të jetë raketë e ripërdorshme.