(VIDEO) Pensionistët në shtëpinë e pleqve në Çair ndihen të kërcënuar në rrënimi i murit mbrojtës

(VIDEO) Pensionistët në shtëpinë e pleqve në Çair ndihen të kërcënuar në rrënimi i murit mbrojtës

Ka kohë që ka filluar ndërtimi i një banese afër Shtëpisë së Pleqëve në komunën e Çairit, banesë kjo e cila ka filluar punimet pa leje ndërtimi. Ndërkohë, kjo sa vjen e bëhet më problematike për banorët e shtëpisë. Ata ankohen vazhdimisht se kjo banesë ua zë pamjen, ajrin dhe pengon ndriçimin, ndërsa dëmet nuk kanë ndaluar me aq. Shiu i rrëmbyeshëm i këtyre ditëve është bërë shkak që të bjerë dheu i Shtëpisë së Pleqëve madje kjo ka shkaktuar një grope të madhe ku dhe rrezikohet shembja e gjithë shtëpisë. Disa prej banorëve janë ankuar për TV-Shenja për gjendjen e krijuar.

Pensionisti  

“Ju e shihni vet jashtë kanë qenë kontenjerë dhe i kanë vendosur para derës tonë, që të mund të lëvizin kamionët. Është e mbushur me ujë ka ra dheu, ditë më parë kanë bërë gypa të reja që të mund ne banorët të kemi ujë, përndryshe nuk kemi ujë. Tani duket se do të bëjnë një murr dhe të vendosin gypat e reja, por se kur do të ndodh kjo nuk e di…”

Një pensioniste tjetër ku banesa e saj ndodheshte në skaj të gropës së shkaktuar e mërzitur thekson se ua kanë rrëzuar murin dhe se  kanë dëmtuar edhe oborrin.

Pensionistja

“Ja, e gropuan gropën dhe na e rrëzuan rrethojën, murin, dhe oborrin na prishën. Na ka hy uji brenda, tani mjeshtrit janë duke punuar diçka por nuk e di se çfarë po punojnë, nuk jam e aftë që të qëndroj jashtë…”

Në ndërkohë, banorët të shqetësuar për shembjen e shtëpisë kërkojnë që të bëhen rindërtime për shtëpinë e pleqve, për t’iu plotësuar edhe atyre kushtet e jetesës.

/SHENJA/

 

MARKETING