Shkruhet historia në NBA: LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre

Shkruhet historia në NBA: LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre

Mëngjesin e sotëm (e premte) u mbajt raundi i dytë i draftit të NBA në Barclays Center në Brooklyn, ku u shkrua historia, sepse Los Angles Lakers draftuan Bronny James (19-vjeçar), i cili duhet të luajë me babanë e tij të famshëm LeBron James (39-vjeçar).

Bronny u zgjodh me zgjedhjen e 55-të nga Lakers pasi humbi një zgjedhje në raundin e parë të mërkurën, por tani ai dhe babai i tij do të bëjnë historinë e NBA.

Domethënë, të dy do të jenë baba e bir që do të luajnë së bashku në NBA për të njëjtin ekip dhe për herë të parë, duke përmbushur ëndrrën e kahershme të LeBron.

Lajmi i konfimua nga faqja zyrtare e njërit nga klubet më të mëdha në NBA.

Sipas ESPN, LeBron ishte “shumë emocionues” në momentin kur djali i tij u zgjodh nga Lakers dhe familja James u mblodh në Nju Jork për një darkë ku ndoqën raundin e dytë të draftit të NBA.

Gjithashtu, LeBron ka postuar në Instagram një foto me djalin e tij kur ishte fëmijë me përshkrimin “trashëgimi”.

Bronny vjen në NBA nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, ku ai shënoi mesatarisht 4.8 pikë, 2.8 kërcime dhe 2.1 asistime në 19.4 minuta për lojë.

19-vjeçari ra në vëmendjen e publikut vitin e kaluar kur pati një atak kardiak, i cili bëri që të bënte një pushim pesë mujor, por për fat u shërua dhe iu rikthye basketbollit.

Nga ana tjetër, LeBron ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Lakers dhe ka afat deri të shtunën për të vendosur për statusin e tij për sezonin e ardhshëm, por është e sigurt që pas kësaj do të qëndrojë në Los Angeles.

MARKETING